Politike

Berisha: Burri i ministres theri drejtorin dhe çau ferrën pasi Rama i dha pafajësinë!

Berisha tha se ai i kërkon të japë dorëheqjen sepse atë vend do e merrte një mik i tij.

26 Prill 2024, 21:08 Nga M.B
Berisha: Burri i ministres theri drejtorin dhe çau ferrën pasi Rama
Sali Berisha

TIRANA- Në fjalën e mbrëmjes së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha tha Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres Delinda Ibrahimaj, i del përpara drejtorit të Ministrisë së Financave, i fut thikat pasi ai refuzon të largohet nga detyra. Berisha tha se ai i kërkon të japë dorëheqjen sepse atë vend do e merrte një mik i tij. Ai shtoi se bashkëshorti i ministres arratiset dhe kthehet pasi Ibrahimaj me Edi Ramën, me Agaçin i jep pafajësinë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, diktatura e Enver Hoxhës ishte më e egra, më barbarja, më mizorja. Ajo çoi përpara skuadrave të pushkatimit mijëra shqiptare për arsye politike, për qëllime politike. Por një gjë do t’u them, sigurisht po të dilje kundër, nga burgu, kampi gjer te skuadra e pushkatimit të prisnin. Por ama, një rast se burri i një ministreje rrihte një drejtor, ju garantoj ju se ministrja shkarkohej dhe i shoqi burgosej.

Kjo ndodhte në diktaturë, kjo ndodh sot në Vietnam, kjo ndodh sot kudo, por jo në narkoshtetin e Edi Ramës.
Andri Ibrahimaj, burri i ish-ministres së Financave, tani ka një ministri tjetër, i del përpara drejtorit të Ministrisë së Financave, i fut thikat pasi ai refuzon të largohet nga detyra. I kërkon të japë dorëheqjen sepse atë vend do e merrte një mik i tij. Çan ferrën, arratiset dhe kthehet pasi ministrja Ibrahimaj me Edi Ramën, me Agaçin dhe pafytyrë të tjerë, i jep pafajësinë.

Kurse sot, imagjinojeni ju, këtë delinkuente, sot deklaronte se gabimi im është se nuk e padita drejtorin. Që burri i saj i futi thika. Me raport mjekoligjor. Miq, a ka nënçmim, a ka shkelmim më të madh se ky mbi qytetarët? Ndaj dhe zemërimi ynë nuk duhet të njohë kufi. Poshtërsia e tyre nuk ka kufi, dhunimi i të drejtave tona nuk ka kufi.

sali berisha

Sondazh

Poll