Aktualitet

Protesta e opozitës/ Kalaja: SPAK-u amniston vrasësit dhe kriminelët! Aksioni nuk ka vlerë pa lirimin e Berishës

Ajo tha se aksioni opozitar nuk ka vlerë pa lirimin e kreut të opozitës, Sali Berisha, i cili ndodhet padrejtësisht në arrest shtëpie.

26 Prill 2024, 12:31 Nga N.F
Protesta e opozitës/ Kalaja:  SPAK-u amniston vrasësit dhe
Kalaja

TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka qenë ë pranishme në protestën e sotme të opozitës para Bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së saj Kalaja u shpreh se SPAK po amniston kriminelët, duke e konsideruar atë më të rrezikshëm se vetë krimi.

Ajo tha se aksioni opozitar nuk ka vlerë pa lirimin e kreut të opozitës, Sali Berisha, i cili ndodhet padrejtësisht në arrest shtëpie.

“Me dhimbje shoh sot sërish Policinë e Shtetit të kthyer në polici të pushtetit. Me dhimbje shoh sot që nuk ka asnjë reagim nga Policia e Shtetit tek shikon hekurat, zinxhirët e mbyllur të dyerve të Bashkisë së Tiranës. Këto nuk janë dyert e shtëpisë së Erion Veliajt, as mamit të tij që ka bërë dasmën. Kjo është shtëpia e bashkisë së qytetarëve të Tiranës që paguajnë për administrimin e taksave dhe mbarëvajtjen e Tiranës.

Ku është baza ligjore zoti Rrumbullaku dhe zoti Vocaj që ju në mes të ditës, në orarin zyrtar të punës pengoni këshilltarët të futen në godinën e Bashkisë dhe të ushtrojnë detyrën, jo të zgjedhur nga Erion Veliaj dhe Edi Rama? SPAK-u duke amnistuar vrasësit, kriminelët, të korruptuarit është më i rrezikshëm se vetë krimi,” u shpreh Kalaja.

protesta para bashkise se tiranes kalaja

Sondazh

Poll