Aktualitet

VIDEO/ Protesta para Bashkisë Tiranë, momenti kur shpërthejnë koktejt molotov para derës

Dera kryesore e bashkisë është "blinduar", duke u vendosur disa përforcues, nëse protestuesit tentojnë që të hyjnë brenda.

26 Prill 2024, 12:06 Nga I.A

  

VIDEO/ Protesta para Bashkisë Tiranë, momenti kur
Shperthimi

TIRANË- Tensionet në protestën para bashkisë së Tiranës janë përshkallëzuar nga qytetarët. Protestuesit kanë hedhur disa herë bomba me molotov drejt godinës së insitucionit. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, tymi ka mbuluar pjesën hyrëse të bashkisë. Dera kryesore e bashkisë është "blinduar", duke u vendosur disa përforcues, nëse protestuesit tentojnë që të hyjnë brenda.

 

Në nisje të protestës protestuesit qëlluan me vezë dhe mollë në drejtim të godinës, ndërsa kërkojnë që të largohet nga detyra Erion Veliaj. Protestën e kaluar opozita përdori bomba molotov si dhe pati edhe përplasje fizike me efektivët e policisë, dhunë kjo e cila u dënua fort nga përfaqësuesit ndërkombëtar në vendin tonë.

protesta e opozites para bashkise se tirane

Sondazh

Poll