Aktualitet

Protesta e opozitës/ Policia ndalon dy protestues, kishin me vete lëndë piroteknike

Në nisje të protestës protestuesit qëlluan me vezë dhe mollë në drejtim të godinës, ndërsa kërkojnë që të largohet nga detyra Erion Veliaj.

26 Prill 2024, 11:46 Nga N.F
Protesta e opozitës/ Policia ndalon dy protestues, kishin me vete
Policia

TIRANË- Policia ka ndaluar dy persona në protestën e sotme të opozitës para bashkisë së Tiranës. Mësohet se ndalimi i tyre është regjistruar pasi dy protestuesit kishin lëndë piroteknike.

Në nisje të protestës protestuesit qëlluan me vezë dhe mollë në drejtim të godinës, ndërsa kërkojnë që të largohet nga detyra Erion Veliaj. Protestën e kaluar opozita përdori bomba molotov si dhe pati edhe përplasje fizike me efektivët e policisë, dhunë kjo e cila u dënua fort nga përfaqësuesit ndërkombëtar në vendin tonë.

protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll