Sport

Tifozët e Bayernit peticion për të mbajtur Tuchelin: "Rangnick nuk na përshtatet!"...

Nisma tashmë ka gati 12 mijë nënshkrime

26 Prill 2024, 14:00 Nga DOSJA

Tifozët e Bayernit peticion për të mbajtur Tuchelin:

GJERMANI - Tifozët e Bayern Munichut krijuan një peticion që tashmë ka gati 12.000 firma dhe synon të përpiqet të mbajë Thomas Tuchel si trajner të bavarezëve, duke mos miratuar Ralf Rangnick, i cili dje konfirmoi se kishte marrë një ofertë për të zënë këtë pozicion.

"Bayern vendosi të ndahej me Thomas Tuchel në verë pas humbjes kundër Bochum (në shkurt). Çfarë vendimi i tmerrshëm! Thomas Tuchel, i njohur gjithashtu si 'Juppel', kurrë nuk e kishte të lehtë në Mynih.

Pavarësisht negativitetit rreth tij në mediat dhe situata me të cilën u përball në një ekip me plagë dëmtimesh, Tuchel e çoi skuadrën në gjysmëfinale të Champions League. Me gjithë respektin për kandidatët e tjerë, Emery apo Rangnick, ata janë trajnerë që nuk mund të përballen me Juppel”,- lexohet në peticionin, i cili aktualisht ka 11.927 nënshkrime, nga një objektiv prej 15 mijë.

Rezultati i dobët i Bayern Munich në fillim të vitit bëri që bavarezët të njoftonin përfundimin e kontratës së Thomas Tuchel në verë. Në atë kohë, Bayer Leverkusen, kampion i Bundesligës, kishte tashmë tetë pikë epërsi në krye të kampionatit.

“Si tifozë të Bayern Munichut, duam të theksojmë se Thomas Tuchel është njeriu i duhur dhe duhet të qëndrojë! Kjo është arsyeja pse ne po e fillojmë këtë peticion, me shpresën për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe mbi të gjitha të atyre që janë përgjegjës për Bayernin. Ne duam ‘Juppel’ dhe askush tjetër”,- shkruhet në faqen zyrtare të asaj nisme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll