Sport

Listë e gjatë e të pa dëshirueshmëve te Man.Unitet, të gjithë në treg gjatë verës...

Klubi anglez do dëshirojë të ndahet me njëmbëdhjetë lojtarë gjatë verës, që do të thotë se projekti premton të jetë i madh te ‘Djajtë e Kuq’.

26 Prill 2024, 10:30 Nga DOSJA

Listë e gjatë e të pa dëshirueshmëve te Man.Unitet,

ANGLI - Dritarja e transferimeve të Manchester United premton të jetë plot ngjarje, si përsa i përket ardhjeve, ashtu edhe largimeve. Në të vërtetë, ‘Djajtë e Kuq’ po kalojnë edhe një herë një sezon mjaft zhgënjyes, pasi mund të mos shohin Champions League edhe vitin e ardhshëm.

Me një pozicion të gjashtë pesë ditë nga përfundimi i kampionatit, djemtë e Erik Ten Hag mund të humbasin gjithçka dhe të mos garojnë në një kompeticion europian në fund të këtij sezoni. Ndaj puna premton të jetë e madhe këtë verë, në përpjekje për të rindërtuar një skuadër të denjë për këtë emër.

Njëmbëdhjetë lojtarë në ‘sediljen’ e nxehtë!

Me këtë në mendje, drejtuesit e klubit kanë vendosur të heqin qafe jo më pak se njëmbëdhjetë lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës. ‘Mirror’  njofton se në anën e mbrojtjes, Aaron Wan-Bissaka, Raphaël Varane, Victor Lindelof dhe Harry Maguire duhet të jenë në shitje.

Në mesfushë duhet të startojë Casemiro, ashtu si Christian Eriksen dhe Sofyan Amrabat. Së fundi, në sektorin ofensiv ka surpriza të mëdha, sepse Manchester United do të donte të shpëtonte nga Marcus Rashford, Jadon Sancho, Anthony Martial dhe Antony, të blerë për njëqind milionë euro dy vjet më parë… Në verë priten zhvillime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll