Sport

Rashford i ngopur me kritikat e tifozëve të Manchester United: “Mjaft, është mjaft!”

Sulmuesi i “Djajve të Kuq” ka lënë një mesazh në rrjetet sociale

26 Prill 2024, 13:30 Nga DOSJA

Rashford i ngopur me kritikat e tifozëve të Manchester United:

ANGLI - Marcus Rashford ka lënë një mesazh në rrjetin social X (ish-Twitter) ku ankohet për “abuzimin” që i është bërë muajt e fundit nga tifozët e Manchester United.

Sezoni i sulmuesit të “Djajve të Kuq” nuk ka qenë i lehtë, pasi ai ka shënuar vetëm tetë gola në të gjitha garat, një rekord shumë më i ulët se sezoni i kaluar në të cilin ai shënoi 30 gola.

"Ju falënderoj për mbështetjen tuaj. Ky është një abuzim që ka ndodhur me muaj të tërë. Mjaft është mjaft! Është mizore”.

Sipas 'Daily Mail', një YouTuber që ka një kanal tifozësh të Manchester United me më shumë se 1 milionë abonentë, ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj të Marcus Rashford: "Po aq i dobishëm sa një kosh pluhuri pa rrota",- iu referua ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll