Sport

Romario, pas seancës së tij të parë stërvitore pas 16 vitesh: "Jam i lodhur, po vjen barela të më marrë"

Romario është rikthyer në futbollin profesionist në moshën 58-vjeçare dhe ka marrë pjesë në seancën e tij të parë stërvitore me ekipin América de Rio de Janeiro, 16 vjet më vonë.

26 Prill 2024, 11:31 Nga DOSJA

Romario, pas seancës së tij të parë stërvitore pas 16

BRAZIL - Romario, ish-lojtar i FC Barcelona dhe Valencia dhe kampion i Botës 1994 me Brazilin, zhvilloi seancën e tij të parë stërvitore me América de Rio de Janeiro.

Ylli brazilian, i cili është 58 vjeç dhe nuk ishte stërvitur profesionalisht për 16 vite, ka nënshkruar një kontratë me pagën minimale me ekipin që ai kryeson për të përmbushur ëndrrën e tij, për të luajtur kundër djalit të tij Romarinho.

"Sa i përket stërvitjes... jam i lodhur. Pas një kohe do të vijë barela për të më marrë... Kisha 16 vjet që nuk stërvitesha",- pranoi Romario, i cili vari këpucët në 2009.

Romario, pas seancës së tij të parë stërvitore pas 16

Romario paralajmëron duke bërë shaka, se nëse nuk i ekzekuton ai penalltitë... do ta shkarkojë trajnerin, pasi Romario është edhe presidenti i ekipit: "Nëse ka një penallti... presidenti do t'i kërkojë trajnerit ta ekzekutojë ai. Nëse trajneri vendos kështu, trajneri do të largohet dhe presidenti do ta godasë me shqelma, kjo është përgjegjësi e presidentit”.

Romario, pas seancës së tij të parë stërvitore pas 16

"Dua ta bëj shumë të qartë një gjë për të gjithë. Nuk do të garoj për kampionatin. Ideja është të luaj disa minuta në disa ndeshje. Sepse gjëja më e rëndësishme për Amerikën në këtë kompeticion është çështja teknike,"- tha 'Baixinho', lojtar dhe president i América-RJ.

"Qëllimi im këtu, më i madhi nga të gjitha, është të kem mundësinë të luaj me djalin tim. Shumë sportistë e kanë këtë qëllim. Lebron James, Rivaldo... Shumë pak e kanë pasur këtë mundësi dhe shumë e kanë dashur. Unë do ta kem këtë mundësi,”- theksoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll