Sport

Seria shqetësuese e Brighton-it dhe e ardhmja e pasigurt e Ansu Fatit

'Pulëbardha' kanë pesë ndeshje në Premierligë pa fitore dhe e ardhmja e ish-lojtarit të Barçës është në ajër.

26 Prill 2024, 12:30 Nga DOSJA

Seria shqetësuese e Brighton-it dhe e ardhmja e pasigurt e Ansu Fatit

ANGLI - Ajo që përjetoi Brighton i Roberto de Zerbi këtë të enjte kundër Manchester Cityt ishte shkas për të shkatërruar moralin e skuadrës. Katër golat që pësuan 'Pulëbardhat' në stadiumin ‘Brighton Community’ i shtuan një ndeshje më shumë serisë së keqe që skuadra e Zerbit ka pasur së fundmi në Premierligë.

Kjo humbje ndaj Cityt nuk ishte shumë befasuese. Dhe Brighton ka arritur të mposhtë ekipin e Pep Guardiolës vetëm një herë në pesëmbëdhjetë ndeshjet e fundit që ka pasur. ‘Qytetarët’ kanë arritur të fitojnë 12 herë dhe të barazojnë dy në 15 ndeshjet e fundit ku janë përballur. Për më tepër, golavarazhi është 38-10 në favor të Manchester Cityt . 

Duke lënë mënjanë statistikat ndaj skuadrës së Pep Guardiolës, seria shqetësuese e  Brighton shkon më tej. Skuadra e re e Ansu Fatit nuk ka fituar asnjë ndeshje në pesë xhirot e fundit të ligës angleze, me tri humbje dhe dy barazime.

E ardhmja e Fatit, në ajër

Ish-lojtari i Barçës gjithashtu nuk arrin të gjejë vendin e tij në skuadrën angleze dhe tenton të jetë në stolin zëvendësues më shpesh sesa do të donte. Trajneri i 'Pulëbardhave',  De Zerbi, ka folur për të ardhmen e lojtarit dhe vazhdimësinë e tij në skuadër: "Sezonin e ardhshëm? Ansu Fati është një talent i madh, por nuk e di...",- dyshoi De Zerbi. “Më duhet të flas me Tonin, drejtorin sportiv, skautët, rekrutuesit e ekipit. Më pas do të flas me Ansu Fatin”,- ka komentuar ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll