Art&Argëtim

“Nuk i kam dëgjuar të gjitha"/ Aludohet se disa prej këngëve të Taylor Swift janë për të, Matty Healy reagon për herë të parë (VIDEO)

Pas publikimit të albumit, fansat e muzikës së saj janë të bindur se këngëtarja flet për romancat e saj me Matty Healy, por edhe Joe Alwyn.

25 Prill 2024, 17:32 Nga S.B
“Nuk i kam dëgjuar të gjitha"/ Aludohet se disa prej
Matty dhe Taylor

BRITANI E MADHE- Këngëtarja Taylor Swift mund të jetë duke fituar një rekord pas tjetrit për punën me albumin e saj të ri "The Tortured Poets Department", dhe shumica e njerëzve po aludojnë se këngët e saj flasin për marrëdhënien me këngëtarin britanik Matty Healy.

Pas publikimit të albumit, fansat e muzikës së saj janë të bindur se këngëtarja flet për romancat e saj me Matty Healy, por edhe Joe Alwyn. Taylor theu internetin kur zbuloi albumin e saj të 11-të në studio javën e kaluar, duke pushtuar botën.

Në një video të fundit të siguruar nga "Entertainment Tonight", një paparac nga The Image Direct i afrohet Healy-t, në rrugë dhe i kërkon këngëtarit mendimet e tij për albumin e ri të Taylor Swift dhe këngët që supozohet se kanë të bëjnë me të.

Përgjigja e tij, siç shihet edhe nga komentet nën postim, nuk pritej nga shumëkush. Megjithatë, ai vetë, mesa duket, nuk është marrë shumë me të gjitha këto.

“Nuk i kam dëgjuar të gjitha. Por jam i sigurt që do të jetë album i mirë”, tha këngëtari.

“Sapo ka nxjerrë një CD me të paktën 10 këngë kushtuar atij dhe sillet kështu pa u shqetësuar? Nuk mundem” vuri në dukje një komentues.

Këngëtarja e "Fortnight" dhe Healy bënë bujë në maj 2023 pasi raportet sugjeruan se miqësia e tyre platonike kishte marrë një kthesë romantike. Thashethemet se të dy kishin lidhje filluan në vitin 2014, por u ndërprenë kur Taylor Swift u pa me partnerin e saj prej gjashtë vitesh, Joe Alwyn.

Zërat për romancën e tyre të shkurtër u rindezën kohët e fundit me albumin e ri me këngë si "The Smallest Man Who Lived", "But Daddy I Love Him", "Down Bad", "I Can Fix Him (No Really I Can)", thuhet se i referohen personalitetit të diskutueshëm të muzikantit dhe marrëdhënies me Taylor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Entertainment Tonight (@entertainmenttonight)

taylorswift matty healy

Sondazh

Poll