Politike

"Bashkia është kthyer në një burg të lidhur me zinxhirë", Blushi: Policia e Taulant Ballës nuk na lejon të futemi brenda

Blushi i bëri thirrje edhe këshilltarëve të tjerë që të bëhen bashkë dhe të futen në bashki, pasi sipas tij policia po i pengon të kryejnë detyrën e dhënë nga populli. 

26 Prill 2024, 11:57 Nga r.ll
"Bashkia është kthyer në një burg të lidhur me
tedi blushi

TIRANË- Këshilltari i Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranë, Tedi Blushi gjatë fjalës së tij në protestën që po zhvillohet tha se bashkia është kthyer në një burg të lidhur me zinxhirë dhe të mbrojtur me policë. 

Blushi i bëri thirrje edhe këshilltarëve të tjerë që të bëhen bashkë dhe të futen në bashki, pasi sipas tij policia po i pengon të kryejnë detyrën e dhënë nga populli. 

Tedi Blushi: Koha e fjalëve ka mbaruar. Ky insitucion nuk është më bashkia e Tiranës, por një burg i lidhur me zinxhirë dhe i ruajtuar me policë. Në xhepat tuaj Erion Veliaj ka futur duart. Edhe juve policë, Erion Veliaj ju ka vjedhur. Une kam një ftesë për kolegët e mi të Keshillit Bashkiak. Nuk mund të pranojmë të qëndrojmë këtu. Është e papranueshme që policia e Taulant Ballës dhe Edi Ramës po na pengon të ushtrojmë detyrën tonë. Ne këshilltarët prej 4 muajsh presim presim përgjigje për transparencën për bashkinë e Tiranë. Nuk ka regjim të kalbur që ndalon këshilltarët e poullit të kërkojnë transparencë

tedi blushi proteste para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll