Politike

Protesta e opozitës/ Këlliçi: Nuk do të ndalemi në aksionin tonë! Kërkojmë audit ndërkombëtar të paanshëm që qytetarët të ketë të dhënat për buxhetin e bashkisë

Ai më tej shtoi se që nga koha kur kryetari aktual Erion Veliaj ka ardhur në krye të bashkisë, janë menaxhuar deri në 3 mld euro, ndaj duhet një audit i jashtëm i paanshëm që të bëjë transparencë në lidhje me atë se ku kanë shkuar këto para.

26 Prill 2024, 11:28 Nga N.F
Protesta e opozitës/ Këlliçi: Nuk do të ndalemi në
Këlliçi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka marrë pjesë në protestën e sotme në protestën e opoztës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij para mediave u shpreh se nuk do të tërhiqen nga aksioni. Këlliçi shtoi se ata që fusin duart në xhepat e qytetarëve të Tiranës duhet të mbajnë përgjegjësi, pak rëndësi ka se kush janë ata.

Ai më tej shtoi se që nga koha kur kryetari aktual Erion Veliaj ka ardhur në krye të bashkisë, janë menaxhuar deri në 3 mld euro, ndaj duhet një audit i jashtëm i paanshëm që të bëjë transparencë në lidhje me atë se ku kanë shkuar këto para.

“Nuk do të ndalemi në aksionin tonë. Kërkojmë audit ndërkombëtar të paanshëm që qytetarët të ketë të dhënat për buxhetin e bashkisë së Tiranës. 2-3 mld euro të menaxhuara nga Veliaj dhe qytetarët duhet të dinë se ku kanë shkuar taksat be tyre. Ata që fusin duart në xhepat e qytetarëve të Tiranës duhet të mbajnë përgjegjësi, pak rëndësi ka se kush janë ata”, tha Këlliçi.

protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll