Politike

Meta: SPAK është i ftuar në Konventën e PL, të japë kontributin e tij

Duke ironizuar organin e drejtësisë, kryetari i PL tha se edhe SPAK mund të japë kontributin e tij në Konventë.

25 Prill 2024, 22:46 Nga I.A
Meta: SPAK është i ftuar në Konventën e PL, të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur lidhur me situatën politike në vend dhe brenda forcës politike që ai drejton. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Meta tha se në konventën e PL që zhvillohet më 27 prill, është i ftuar edhe SPAK, të cilin e ka sulmuar së fundmi. Duke ironizuar organin e drejtësisë, kryetari i PL tha se edhe SPAK mund të japë kontributin e tij në Konventë.

"SPAK-u është i mirëpritur në konventë kur të ketë dëshirë. I dashur zoti Blendi, SPAK-u të japë kontributin e vet në mbarëvajtjen e konventës, është i mirëpritur në cilëndo formë, pa asnjë diskutim. Kemi gjë tjetër?", tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll