Politike

Akuzat ndaj bashkëshortes, Edi Rama mbron kryeministrin spanjoll: Mos u dorëzo, keni mbështetjen tonë

Ndërkohë që ka shtuar se e vërteta do të mbizotërojë.

25 Prill 2024, 22:35 Nga I.A
Akuzat ndaj bashkëshortes, Edi Rama mbron kryeministrin spanjoll: Mos u
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, i cili ka pezulluar të gjitha funksionet e tij, pas akuzave ndaj bashkëshortes. Me anë të një postimi në X, Rama i ka kërkuar homologut spanjoll që të mos dorëzohet dhe se ka mbështetjen e tij. Ndërkohë që ka shtuar se e vërteta do të mbizotërojë.

“I dashur @sanchezcastejon! Është privilegj të kem miqësinë tuaj dhe mundësinë për të punuar me ju në këto kohë të trazuara për vlerat dhe parimet në të cilat besojmë dhe luftojmë. Të kesh ty si udhëheqës të lëvizjes sonë socialiste do të thotë të udhëhiqemi në përpjekjet tona nga një njeri me mençuri dhe integritet të pamohueshëm. Ju keni të gjithë mbështetjen tonë në këto kohë ku më shumë se kurrë nevojitet qëndrueshmëri ndaj gënjeshtarëve, shpifësve dhe manipuluesve të fakteve nga skajet e sferës politike. Është nder të qëndroj pranë jush. Arritja juaj e presidencës së qeverisë përmes zgjedhjeve të ndershme dhe legjitime, dhe falë politikës së ndershmërisë, solidaritetit dhe vullnetit të pamëshirshëm për dialog që keni dhënë për kombin tuaj, është një arsye bindëse për të vazhduar luftën. Për Spanjën, për Evropën dhe për të gjithë ne. Kurrë mos u dorëzo, kurrë mos u dorëzo, mos dysho kurrë se e vërteta do të mbizotërojë miku im i dashur”, shkruan Rama.

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez tha të mërkurën se do të pezullojë detyrat publike deri javën e ardhshme për të vendosur nëse dëshiron të vazhdojë të udhëheqë qeverinë pasi një gjykatë nisi një hetim ndaj gruas së tij. Njoftimi erdhi pasi një gjykatë spanjolle tha se po fillonte një hetim paraprak nëse gruaja e Sanchez, Begona Gomez, ka pwrdorur ndikimin e saj pwr njw korrupsion në biznes. 

edi rama pedro sánchez

Sondazh

Poll