Politike

Në listën e zezë të SHBA? Meta: Ndërkombëtarët kanë tentuar të më intimidojnë

Ndërkaq Meta tha me ironi se do të shqetësohej vetëm po të shpallej non grata nga Klubi i Celtik.

25 Prill 2024, 21:57 Nga I.A
Në listën e zezë të SHBA? Meta:
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se ndërkombëtarët kanë tentuar që ta intimidojnë. I ftuar në emisionin "Frontline" në Report Tv, Meta tha se është Rama ai që ushtron trysni ndaj ndërkombëtarëve për t'i intimiduar ata.

“Sa i takon ndërkombëtarëve nuk i ngatërroj kam respekt për ta. E dimë që Rama ushtron trysni ndaj ndërkombëtarëve për ti intimiduar. E pamë se çfarë ndodh edhe me Rai3 ku ai bën presioni dhe u skandalizua dhe Italia. Nuk ekziston asnjë ndërkombëtar në botë që mund të intimidojë mua për të thënë gjëra të vërteta e për të mbrojtur sovranitetin e popullit tim. Ka pasur në të kaluarën raste për të më intimiduar, por janë ndjerë të kërcënuar kur e kanë bërë këtë përpjekje sepse ua kam thënë të vërtetat ballazi”, shtoi Meta.

Ndërkaq Meta tha me ironi se do të shqetësohej vetëm po të shpallej non grata nga Klubi i Celtik.

“Po të më shpallë klubi skocez Celtik  non grata do ndihesha i shqetësuar sepse është frymëzim i madh për mua dhe sigurisht që do ndihesha jo shumë i lumtur. Nuk di që në Shqipëri SHBA të ketë pasur ndonjë përfaqësues më të denjë se ilir meta në këto 30 vite dhe pa pagesë, sepse e kam bërë për raportet e Shqipërisë me SHBA dhe i kam mbrojtur këto raporte nga skandale,” tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll