25 Prill 2024, 22:25
Nga I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sqaruar problemet në Partinë e Lirisë për të cilat nevojitet riorganizimi i Konventës së 27 prillit. I ftuar në emisionin 'Frontline' në Report Tv, Meta ka deklaruar se organizimi aktual i PL-së nuk funksiononte dhe se duhet një parti shumë demokratikenë statut.
"Është një rithemelim, që vjen si domosdoshmëri për ta shndërruar PL në instrumentin më të fuqishëm opozitar dhe nesër qeverisës për të garantuar 5 prioritetet që ndalojnë shpopullimin dhe garantojnë 4 milionë banorë plus shumë shpejt. Organizimi aktual nuk funksiononte. Modeli president, zv president, sekretar i përgjithshëm garanton një parti shumë ekzekutive. Një parti shumë demokratike në statut. Dhe kemi disa kandidatura deri tani. Kanë qenë të mirëpritur të gjithë, të paraqesin platformën e tyre. Gjithçka është bërë publike. Do jetë transparent. Kërkojmë që PL të meritoj emrin e saj dhe këtë e bën vetëm duke u hapur dhe luftuar në gjithë drejtuesit e saj në të gjitha nivelet", tha Meta.
Nga ana tjetër Meta theksoi se roli i gruas së tij Monika Kryemadhi në Partinë e Lirisë pas Konventës së 27 prillit do të jetë anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar. Ndërkohë që tha se nëse Kryemadhi do të qendroj në Kryesi, duhet t'i nënshtrohet një votimi.
"Është perceptim i gabuar, zonja Kryemadhi është deputete. Mund të jetë në të ardhmen deputete. Ajo do të jetë në çdo rast anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar. Nëse ajo dëshiron të qendroj në Kryesi duhet ti nënshtrohet një votimi, por problemi nuk është ky. Është më i gjerë, një nepotizëm i përmase më të gjerë në strukturat e rinisë dhe të partisë sonë. Kemi problem të madh në Krujë, por shpresoj t’i zgjidhim me mirëkuptim. Zgjidhjet do jenë shumë demokratike. Problemi më i madh është që Shqipëria vuan nga nepotizmi në administratë, në qeveri. Në sistemin e drejtësisë, në sistemin e doganës. Kjo ka pasoja të tmerrshme për funksionimin e administratës," tha Meta.
ilir meta
Politike
25 Prill 2024, 22:18
I.A
Artan Hoxha dhe Fredi Beleri
TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar turin e kryeministrit Rama në diasporë që do t&eum...
Politike
25 Prill 2024, 21:57
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se ndërkombëtarët kanë tentuar që t...
Politike
25 Prill 2024, 21:33
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sqaroi raportin e tij me SPAK lidhur edhe me sulmet e fundit ndaj kreut të P...
Politike
25 Prill 2024, 21:28
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se kryeprokurori Altin Dumani është kapter i Rilindjes. I f...
Politike
25 Prill 2024, 20:53
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha një ditë para protestës që do të zhvillohet para Bashkis&eu...
Politike
25 Prill 2024, 20:49
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha iu drejtua me një mesazh ambasadorëve, duke u shprehur se Qeveria e Edi Ramës ësht...
Politike
25 Prill 2024, 20:44
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha një ditë para protestës që do të zhvillohet para Bashki...
Politike
25 Prill 2024, 20:17
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur postimit të kr...
Politike
25 Prill 2024, 19:03
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për mos nisjen e hetimit të SPAK ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PD-së ...
Politike
25 Prill 2024, 18:59
I.A
Nicola Fratoianni
ITALI- Sekretari i të majtës italiane Nicola Fratoianni ka bërë një reagim të fuqishëm, në lidhje...