Politike

Sulmet ndaj SPAK, Meta: Dumani kot bën si gjeneral i madh, është kapter i Rilindjes

Ndërkohë që Meta ka theksuar se SPAK është një krijesë e një procesi të deformuar nga pikëpamja kushtetuese. 

25 Prill 2024, 21:28 Nga I.A
Sulmet ndaj SPAK, Meta: Dumani kot bën si gjeneral i madh, është
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se kryeprokurori Altin Dumani është kapter i Rilindjes. I ftuar në emisionin "Frontline" në Report Tv, Meta ka deklaruar se Rama është përgjegjësi kryesor për korrupsionin në vend. Ndërkohë që Meta ka theksuar se SPAK është një krijesë e një procesi të deformuar nga pikëpamja kushtetuese. 

"Nuk kam shënjestër drejtësinë por përdorimin e drejtësisë së kapur nga Edi Rama. Rama është përgjegjësi kryesor për korrupsionin në vend. Ky është shqetësimi im. Unë nuk kam pasur ndonjëherë vlerësim të madh për spak e as pritshmëri sepse spak është një krijesë e një procesi të deformuar nga pikëpamja kushtetuese. Spak është rezultat i klp dhe klp ishte rezultat i një zgjedhje anti kushtetuese të Arta Markut e cila mandatin e saj e përdori për të manipuluar klp e përmes klp spak apo prokurorinë. Në fillim skam qenë shumë i zëshëm ndaj spak sepse kam besuar se do justifikonte pritshmëritë e qytetarëve dhe të ndërkombëtarëve dhe të kishte rezultate për ti dhënë goditje të fortë korrupsionit... Është pjellë e një procesi të deformuar politikisht," tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll