Politike

Berisha: Hajduti na ka hyrë në shtëpi, por policia na burgos ne. Erion Veliaj nuk na tremb dot ne

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, Berisha tha se 1 milionë qytetarëve që paratë e fituara me djersë dhe lot, kanë shkuar për pallate e hotele luksoze me 5 yje të hajdutëve Erion Veliaj dhe banda e tij.

25 Prill 2024, 20:44 Nga I.A
Berisha: Hajduti na ka hyrë në shtëpi, por policia na burgos ne.
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha një ditë para protestës që do të zhvillohet para Bashkisë së Tiranës, se hajduti u ka hyrë në shtëpi dhe pse i ka vjedhur, policia burgos ata dhe jo hajdutin. Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, Berisha tha se 1 milionë qytetarëve që paratë e fituara me djersë dhe lot, kanë shkuar për pallate e hotele luksoze me 5 yje të hajdutëve Erion Veliaj dhe banda e tij.

"Çdo ditë që kalon bëhet edhe më e theksuar, emergjenca për shpëtimin e Shqipërisë. Kohët që po jetojmë, për shqiptarët janë kohë të zeza për të drejtat e tyre. Shqiptarët sot po trajtohen nga shteti i tyre sikur të ishin qytetarë të dorës së tretë, minorancë e diskriminuar. Shqiptarët po poshtërohen në shtëpitë e tyre, po ndihen si një popull në një tokë të huaj, shqiptarët janë banorët sot të shtëpisë më të vjedhur në Europë dhe botë. Imagjinoni një çast miqtë e mi, sikur sonte në shtëpinë tuaj të futej një hajdut, që të vidhte pa u përmbajtur 100% të 5do gjëje të shtëpisë, të zotëve të shtëpisë dhe imagjinoni sikur këtë hajdut ta zinit në flagrancë teksa ju vjedh.

Imagjinoni tani që kur të vijë policia në vend që të merret hajdutin, të burgosë hajdutin, ajo ju burgos ju dhe le hajdutin të vjedhë shtëpinë. Imagjinoni policinë që të ju godasë ju dhe të ju thotë se nuk keni të drejtë të zemëroheni me hajdutin. Imagjinoni që policia të merret me zemërimin e viktimës dhe jo me kriminelin që ju ka vjedhur shtëpinë. Kjo ndodh miq, kjo ndodhi të premten e kaluar. Demokratët u goditën, u rrëmbyen në orët e para të mëngjesit vetëm e vetëm se kërkuan largimin e hajdutit nga shtëpia e tyre, sepse u dolën në mbrojtje 1 milionë qytetarëve të vjedhur të Tiranës.

1 milionë qytetarëve që paratë e fituara me djersë dhe lot, kanë shkuar për pallate e hotele luksoze me 5 yje të hajdutëve Erion Veliaj dhe banda e tij. Nuk ka provokim më të rëndë se ky, atentat më të rrezikshëm ndaj vendit dhe stabilitetit të vendit se ky, që policia e cila prezupozohet të mbrojë qytetarin, të përdoret si truprojë e hajdutit që grabit qytetarin. Erion Veliaj nuk i tremb dot demokratët dhe nuk i poshtëron dot qytetarët e Tiranës. Priti o hajdut qytetarët e zemëruar, të revoltuar. Me ty e kanë. Më shumë veta, më shumë mosbindje civile më shumë të zemëruar, të revoltuar, më të gatshëm për të shkallmuar të keqen nga Shqipëria, dhe për të shpëtuar Tiranën dhe Shqipërinë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll