Sport

UEFA njofton Federatën Serbe, një nga ndeshjet dyshohet për trukim… - Shihni Videon!

Federata e Futbollit të Serbisë ka nisur një hetim dhe sipas Shtëpisë Evropiane të Futbollit, para fillimit të ndeshjes janë vërejtur një numër i madh pagesash për fitoren e skuadrës mike. Në fund, ashtu rezultoi, Mladost GAT fitoi me shifrat 1:2 dhe ndeshja u bë e dyshimtë menjëherë.

25 Prill 2024, 21:09 Nga DOSJA
UEFA njofton Federatën Serbe, një nga ndeshjet dyshohet për

SERBI - Një skandal i ri i madh trondit futbollin serb. UEFA ka njoftuar Federatën Serbe të Futbollit në se ndeshja e Ligës së Parë të Serbisë ndërmjet Tekstilac dhe Mladost GAT, e cila përfundoi 1:2, dyshohet se ka trukim të rezultatit, raporton Sport Club.

Federata e Futbollit të Serbisë ka nisur një hetim dhe sipas Shtëpisë Evropiane të Futbollit, para fillimit të ndeshjes janë vërejtur një numër i madh pagesash për fitoren e skuadrës mike. Në fund, ashtu rezultoi, Mladost GAT fitoi me shifrat 1:2 dhe ndeshja u bë e dyshimtë menjëherë.

Sipas in formacioneve të Sport Club, çështja për këtë ndeshje duhet të hapet zyrtarisht pasditen e së enjtes, ndërsa në fazën e parë e ka udhëhequr Bogdan Gjurgjeviq, i cili është në detyrën e oficerit të integritetit të FSS që nga qershori i vitit të kaluar. Pas analizës së tij, gjithçka ka mbërritur në Komisionin Disiplinor dhe Etik dhe vendimi përfundimtar në shkallën e parë pritet pas dhjetë ditësh.

Sipas informacioneve të Sport Club, hetimi do të përfshijë kryesisht lojtarët e Tekstilacit dhe klubit nga Odzak kërcënohet me një dënim financiar, ose dënim nga gjashtë deri në 15 pikë, siç parashikojnë informacionet e para nga UEFA.

Sa i përket vetë ndeshjes, ajo u luajt më 8 prill dhe Mladost GAT kaloi në epërsi 0:2 me golat e Dragan Kokanoviq në minutën e 48-të dhe Miljan Vukadinoviç në minutën e 56-të, para se Ivan Davidoviç të shënonte në fund golin që I çoi shifrat e takimit në 1:2.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll