Politike

Komisioni për Shëndetësinë, ironizon Korreshi: Verifikoni kamerat që hyjnë këtu, thonë që ka edhe nga "RAI3"!

Në lidhje me këtë ngjarje Korreshi u shpreh me ironi se duhet të verifikohen kamerat në mbledhje pasi sipas tij anëtarët do të shprehen se ka pasur edhe nga "RAI 3". Gjatë diskutimit Vokshi i përgjigjet se ata i merr ne telefon Rama.  

25 Prill 2024, 11:36 Nga N.F
Komisioni për Shëndetësinë, ironizon Korreshi: Verifikoni
Mbledhja

TIRANË- Ditën e sotme po mbahet seanca e radhës e Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.

Ashtu si mbledhjet e kaluara edhe takimi i sotëm ka nisur me debate. Ndërkohë deputeti demokrat, Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij ka ironizuar me ngjarjen e fundit në vend ku media italiane "RAI 3" realizoi një emision ku përmendej Ëngjëll Agaçi. Emision i cili solli reagime te shumta ndër të cilat edhe ai i kryeministrit Edi Rama.

Në lidhje me këtë ngjarje Korreshi u shpreh me ironi se duhet të verifikohen kamerat në mbledhje pasi sipas tij anëtarët do të shprehen se ka pasur edhe nga "RAI 3". Gjatë diskutimit Vokshi i përgjigjet se ata i merr ne telefon Rama.  

Pjesë nga diskutimi:

Korreshi: Zoti Ndreca, nëse ju duket se po flasim më shumë se ju po i heqim minutat.
Vokshi duhet të verifikoni kamerat që hyjnë këtu sepse thonë që kishte edhe nga RAI3.
Vokshi: I merr në telefon Rama.
Korreshi: Mendoj se tek plani duhet të ketë një përmirësim sepse nuk është i plotë. Sepse nuk u caktua nëse tete a tete do e bëjmë format dhomë rrëfimi apo podcast.

rai3 korreshi komisioni per shendetesine

Sondazh

Poll