Art&Argëtim

Vajza e rekordeve/ Albumi i ri i Taylor Swift arrin 1 miliardë transmetime në Spotify në një javë

Këngëtarja amerikane, e cila publikoi 'The Tortured Poets Department' javën e kaluar, tashmë është bërë artistja e parë në Spotify që ka 300 milionë transmetime në një ditë të vetme.

25 Prill 2024, 13:58 Nga S.B
Vajza e rekordeve/ Albumi i ri i Taylor Swift arrin 1 miliardë transmetime
Taylor Swift

SHBA- 

Albumi i Taylor Swift theu një rekord të ri me mbi një miliard transmetime në Spotify që nga 22 Prilli. Këngëtarja amerikane, e cila publikoi 'The Tortured Poets Department' javën e kaluar, tashmë është bërë artistja e parë në Spotify që ka 300 milionë transmetime në një ditë të vetme.

Në një postim në X, dikur Twitter, Spotify shkroi: Më 22 prill 2024, "The Tortured Poets Department" i Taylor Swift u bë albumi më i transmetuar në Spotify në një javë. Albumi ka tejkaluar një miliard transmetime që nga publikimi i tij.

Kantautorja ka thyer më parë rekorde në Spotify, duke u bërë artistja e parë femër në shërbimin e transmetimit të muzikës që arrin 100 milionë dëgjues në një muaj të vetëm në gusht 2023.

"The Tortured Poets Department", albumi i saj i 11-të, përmban bashkëpunime me Florence And The Machine dhe Post Malone, dhe titujt e këngëve dhe tekstet e saj duket se i referohen ish-partnerëve.

 

taylor swift album spotify

Sondazh

Poll