Art&Argëtim

Gjeti "strehë" në Spanjë pas gjyqit me Johnny Depp, çfarë po ndodh me jetën e Amber Heard?

Heard thuhet se është larguar përgjithmonë nga Madridi për në ishullin e bukur Balearik, së bashku me partneren e saj Bianca Butti.

24 Prill 2024, 15:27 Nga S.B
Gjeti "strehë" në Spanjë pas gjyqit me Johnny Depp,
Amber Heard

SPANJË- Aktorja Amber Heard ka disa kohë që ndodhet në Spanjë dhe sipas shtypit spanjoll ajo tani banon në ishullin e Majorkës. Heard, e cila jeton me vajzën e saj Oonagh Paige, thuhet se po qëndron në shtëpinë e ish-politikanes Maria Antònia Munar, e cila u burgos për 14 vjet me akuza për korrupsion.

Heard thuhet se është larguar përgjithmonë nga Madridi për në ishullin e bukur Balearik, së bashku me partneren e saj Bianca Butti. Ajo ndodhej në kryeqytetin spanjoll menjëherë pasi u dha një vendim gjykate në favor të ish-bashkëshortit të saj, Johnny Depp, në të cilin u urdhërua të paguante dhjetë milionë dollarë shpenzime gjyqësore.

Për të qëndruar nën radar, Heard mori me qira shtëpinë me emrin Martha Jane Cannary, e cila nuk është askush tjetër përveç vajzës famëkeqe Kalamity Jane. Banorët vendas thonë se Heard del me rroba të thjeshta dhe të zakonshme me vajzën e saj të vogël.

Gjeti "strehë" në Spanjë pas gjyqit me Johnny Depp,
Amber dhe Bianca

Ajo madje bën pazaret e saj e vetme në tregun vendas dhe flet spanjisht me theks meksikan, ndërsa është shumë e sjellshme me të gjithë. Për sa kohë që nuk ndodhet në vilën gati 500 m2, ajo kalon kohën e saj në këndet e lojërave të qytetit, i cili ka rreth 1200 banorë.

Gjeti "strehë" në Spanjë pas gjyqit me Johnny Depp,
Amber Heard

Qyteti është streha e saj e vetme nga sytë e publikut dhe pasojat e saj negative pas konfliktit gjyqësor me Johnny Depp. Heard mbushi 38 vjeç dy ditë më parë dhe bëri një postim në Instagram, ku ndodhet në një bar dhe e buzëqeshur teksa shijon një gotë shampanjë.

amber heard spanje

Sondazh

Poll