Art&Argëtim

Kim Petras anulon shfaqjet e festivalit të verës 2024, shkak problemet shëndetësore

Ylli gjerman i popit nuk specifikoi se çfarë problemesh mjekësore po përjetonte.

25 Prill 2024, 13:37 Nga S.B
Kim Petras anulon shfaqjet e festivalit të verës 2024, shkak problemet
Sam dhe Kim

SHBA- Këngëtarja Kim Petras ka anuluar të gjitha shfaqjet e saj në festivalin e verës këtë vit për shkak të çështjeve shëndetësore. Në një deklaratë në X, ajo tha se ndihej e shkatërruar në momentin që po shkruante mesazhin, por e mori vendimin bazuar në këshillën mjekësore.

Ylli gjerman i popit nuk specifikoi se çfarë problemesh mjekësore po përjetonte. Ajo ishte planifikuar të shfaqej në festivalin Primavera Sound në Barcelonë në maj dhe në festivalin Mighty Hoopla të Londrës në qershor.

Ajo u tha fansave: Unë ju dua shumë dhe do t'ju kompensoj dhe do të kthehem më mirë se kurrë shumë shpejt.

Në vitin 2023, Petras u bë artistja e parë transgjinore që fitoi në një kategori të madhe në çmimet Grammy për bashkëpunimin e saj me Sam Smith, Unholy, në kategorinë e performancës më të mirë të dyshes/grupit pop.

kimpetras unholy

Sondazh

Poll