Art&Argëtim

Nga fjetja me sy hapur tek ngrohja e bizhuterive, Kim Kardashian sqaron të gjitha thashethemet

Kardashian në fakt zbuloi disa “xhevahire” të reja gjatë një paraqitjeje të hënën në "Jimmy Kimmel Live".

24 Prill 2024, 14:44 Nga S.B
Nga fjetja me sy hapur tek ngrohja e bizhuterive, Kim Kardashian sqaron të
Kim Kardashian

SHBA- Kim Kardashian është si të gjithë ne, dhe këtë e vërteton fakti që ndjek disa rutina dhe supersticione tejet të njohura. Kardashian në fakt zbuloi disa “xhevahire” të reja gjatë një paraqitjeje të hënën në "Jimmy Kimmel Live".

Kimmel bëri disa pyetje për të sqaruar thashethemet që kishte dëgjuar për Kardashian, si për shembull nëse ajo i frynte bizhuterive të saj para se t'i vendoste.

"Shumë e vërtetë," u përgjigj Kardashian. "Sepse e urrej të ngrihem dhe të vë bizhuteri të ftohta kështu që më duhet ti ngroh dhe më pas ti vë."

Kardashian pranoi gjithashtu se ajo fle me sy pjesërisht të hapur, lan këmbët çdo natë para gjumit dhe festoi ditëlindjen e saj të 14-të në fermën Neverland të Michael Jackson.

Ajo gjithashtu konfirmoi se preferon mbajtëset prej kartoni të hequra nga filxhani i Starbucks sepse ajo e urren zhurmën që bën kartoni. Një tjetër thashethem që ajo konfirmon është se ajo mund të ndryshojë gomat e automjetit vetë.

Megjithatë, Kardashian nuk ka gjashtë gishta në njërën këmbë dhe ky në fakt ishte thashethemi i vetëm që ajo mohoi.

kim kardashian

Sondazh

Poll