Aktualitet

Aksident në Itali/ Makina "fluturon" nga rruga dhe përfundon në oborrin e një shtëpie, plagosen dy të rinj shqiptarë

Dy djemtë janë asistuar me ndihmë nga stafi mjekësor dhe janë dërguar në spitalin e Padovës.

25 Prill 2024, 08:56 Nga r.ll
Aksident në Itali/ Makina "fluturon" nga rruga dhe përfundon
pamje nga aksidenti

ITALI- Një aksident rrugor i pazakontë ka ndodhur në provincën e Padovës në Itali, ku një makinë "fluturoi" nga rruga dhe përfundoi në kopshtin e një vile private.

Shoferi, një 22-vjeçar shqiptar, dyshohet ka marrë kthesën me shpejtësi të madhe dhe ka humbur kontrollin e makinës tip "Volkswagen".

Si pasojë e aksidentit, të plagosur rëndë kanë mbetur si drejtuesi i mjetit ashtu edhe pasagjeri, një tjetër shqiptar 21-vjeç. Dy djemtë janë asistuar me ndihmë nga stafi mjekësor dhe janë dërguar në spitalin e Padovës. Makina është sekuestruar dhe nuk ka shkaktuar dëme në banesë.

aksident ne itali padova

Sondazh

Poll