Art&Argëtim

Kanye West me një hap të ri biznesi, planifikon ti fokusohet prodhimit të filmave për të rritur

Nëse gjithçka shkon sipas planit, filmi i West mund të dalë në verë.

24 Prill 2024, 12:03 Nga S.B
Kanye West me një hap të ri biznesi, planifikon ti fokusohet prodhimit
Kanye West

SHBA- Reperi Kanye West është gati të ndërmarrë një hap të ri biznesi. West është në bisedime për të krijuar një kompani të prodhimit të filmave për të rritur të quajtur Yezzy Porn, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën.

West ka kontaktuar me ish-bashkëshortin e yllit porno Stormy Daniels, Mike Moss, i cili është një producent në industrinë e filmit, për të drejtuar projektin e tij të ri. Nëse gjithçka shkon sipas planit, filmi i West mund të dalë në verë.

Aksioni i fundit i biznesit të reperit të famshëm mund të befasojë disa, pasi më parë ai pranoi se pornografia ia shkatërroi martesën me ish-bashkëshorten, Kim Kardashian, me të cilën ka 4 fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

“Hollywood është një shtëpi gjigante tolerance. Pornografia shkatërroi familjen time," tha West në Instagram në shtator 2022. "Unë po merrem me varësinë dhe Instagrami e promovon atë."

Megjithatë, shkalla e varësisë së West doli në dritë një muaj më vonë kur ai ndau një video në YouTube të tij duke u treguar pornografi drejtuesve të Adidas gjatë një takimi biznesi. Në të njëjtën kohë, u shfaq një lajm i Rolling Stone se muzikanti u tregoi punonjësve të Yeezy foto dhe video të papërshtatshme të Kardashian, nga e cila u nda në vitin 2021 pas gjashtë vitesh martesë.

yeezy filma per te rritur kanye west

Sondazh

Poll