Art&Argëtim

"Unë pa ty do të isha asgjë!"/ Bella Hadid bën urimin prekës për Gigi-n: Të dua motër e vogël...

Postimi që ra në sy është ai i motrës së saj, Bella Hadid, e cila ndau një sërë fotosh të tyret së bashku nga fëmijëria dhe bashkëpunimet e modelingut.

24 Prill 2024, 12:11 Nga S.B
"Unë pa ty do të isha asgjë!"/ Bella Hadid bën
Bella dhe Gigi

SHBA- Supermodelja Gigi Hadid kishte ditëlindjen dhe një mori njerëzish të modës e më shumë e uruan me postime në rrjetet sociale. Postimi që ra në sy është ai i motrës së saj, Bella Hadid, e cila ndau një sërë fotosh të tyret së bashku nga fëmijëria dhe bashkëpunimet e modelingut.

“Jeta pa ty do të ishte asgjë, unë do të isha asgjë”, ka shkruar Bella Hadid në fillim të postimit të saj.

Më në detaje Bella Hadid ka shkruar në Instagram: Jeta pa ty do të ishte asgjë, unë do të isha asgjë. Ti më frymëzon dhe më bën të ndihem e fortë. Të shikosh lindjen tënde dhe më pas të rritësh engjëllin më të përsosur është dhurata më magjike që një motër mund të kërkojë. Ndihem shumë me fat. Je mami më e mirë dhe më e lezetshme, motra më e mirë, vajza më e mirë dhe shoqja më e mirë. Kushdo që ka privilegjin të jetë në rrugën tënde është me të vërtetë me fat! Të dua motër e vogël, më bën krenare që jam motra jote. Unë jam e fiksuar pas teje në çdo mënyrë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bella ???? (@bellahadid)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bella ???? (@bellahadid)

gigi hadid bella hadid shba

Sondazh

Poll