Politike

"Ca është ky kërcënim?"/ Debate të Komisioni për Shëndetësinë, Ndreca-Vokshit: Do dakordësinë tonë apo jo?

Debati mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca, ka qenë për shkak të kërkesave të dorëzuara për informacion dhe propozimet e ekspertëve të të dy palëve.

23 Prill 2024, 14:04 Nga r.ll
"Ca është ky kërcënim?"/ Debate të Komisioni
mbledhja e komisionit

TIRANË- Ka nisur dhe vijon me debate mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Debati mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca, ka qenë për shkak të kërkesave të dorëzuara për informacion dhe propozimet e ekspertëve të të dy palëve.

PJESË NGA DEBATI:

Vokshi: Nuk kemi ardhur këtu për tu tallur, bëhuni pak seriozë

Klevis Xhoxhi: Anëtarët të njihet me gjërat që të jetë i bindur për atë që do të diskutohet

Vokshi: Kërkesat për informacion i janë dërguar Sekretarit Xhoxhi nga sekretarja. Kërkesat që janë shqyrtuar nga ekspertët. Nëse nuk i keni lexuar tregon që nuk jeni të përgatitur. Kërkesat kanë tre javë. Ekspertët tuaj kanë punuar, janë bërë disa vërejtje. Nuk mund të thoni që nuk jemi njohur.

Ndreca: Kërkesat bëhen kur ekspertët po punojnë për planin e hetimit. Që është dorëzuar. Pa u miratuar plani kërkesat janë pa sens. Sot nuk kemi një kërkesë të miratuar nga të dy palët ekspertëve.

Vokshi: Dakordësia është këtu.

Ndreca: Duhet të kishim një kërkesë të dakordësuar që të binim dakord menjëherë këtu.

Vokshi: Tentativa juaj për të vonuar punën ka kaluar cdo limit.

Ndreca: Do ti miratosh apo jo?

Vokshi: Ca është ky kërcënim?

Ndreca: Do dakordësinë tonë apo jo? Se po bëjmë debate bazike.

Edhe në nisje të mbledhjes ka pasur debate mes Ndrecës dhe Vokshit, ku kjo e fundit tha se mazhoranca ka shkelur 4 herë ligjin me bojkotimet e mbledhjeve. Deputeti i PS tha se mazhoranca jo vetëm që nuk e ka bojkotuar këtë komision, por sipas tij kanë punuar për një Plan Hetimor të detajuar, ndërsa shtoi se thirrjet e mbledhjeve nuk duhet të jenë të njëanshme.

plarent ndreca albana vokshi komisioni per shendetesine 23 prill 2024

Sondazh

Poll