Politike

"Sterilizimi"/ Ish-ministri Beqaj merr të gjithë fashikujt e dosjes hetimore

SPAK kishte vendosur një shifër prej afro 1 milionë lekë të reja për person nëse donin të siguronin fashikujt e dosjes.

23 Prill 2024, 13:42 Nga r.ll
"Sterilizimi"/ Ish-ministri Beqaj merr të gjithë fashikujt e
ilir beqaj

TIRANË- Ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka marrë USB-në që përmban të gjithë fashikujt e dosjes hetimore në ngarkim të tij. SPAK kishte vendosur një shifër prej afro 1 milionë lekë të reja për person nëse donin të siguronin fashikujt e dosjes.

Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi i SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte Ministrinë e Bujqësisë.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

ilir beqaj spak

Sondazh

Poll