Art&Argëtim

VIDEO/ I hodhën një objekt teksa performonte në skenë, Nicki Minaj merr hak në mënyrë të ashpër

Këngëtarja e "Barbie World" është e fundit në radhën e yjeve që i hidhet një objekt në skenë.

22 Prill 2024, 15:19 Nga S.B
VIDEO/ I hodhën një objekt teksa performonte në skenë, Nicki
Nicki Minaj

SHBA- Këngëtarja Nicki Minaj mbeti e habitur pasi një fans i hodhi një objekt në skenë. Në një video të shpërndarë nga Pop Crave në X më 21 prill, reperja mund të shihej duke performuar në Detroit në turneun e saj Botëror Pink Friday 2, kur një objekt rozë iu drejtua asaj nga turma.

Duke bllokuar objektin me dorë, Minaj, e cila po performonte hitin e saj "Starships", më pas u përkul për ta marrë para se ta hidhte përsëri ashpër në audiencë. Këngëtarja u duk e tronditur nga momenti kur u kthye me gojë hapur, para se ti kthehej performancës.

Këngëtarja e "Barbie World" është e fundit në radhën e yjeve që i hidhet një objekt në skenë. Në qershor 2023, këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha u godit në ballë me një telefon gjatë koncertit të saj në The Rooftop në Pier 17 në New York City.

nicki minaj

Sondazh

Poll