Aktualitet

FOTO/ Përfshihet nga flakët një makinë në Fier, shpëton pa lëndime shoferi

Drejtuesi i mjetit ka dalë menjëherë nga automjeti pasi ka parë zjarrin dhe fatmirësisht nuk është lënduar.

23 Prill 2024, 11:34 Nga N.F
FOTO/ Përfshihet nga flakët një makinë në Fier,
Makina e djegur

FIER- Një automjet tip “Fiat” është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Fier. Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Grecallisë”. Drejtuesi i mjetit ka dalë menjëherë nga automjeti pasi ka parë zjarrin dhe fatmirësisht nuk është lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat bën të mundur shuarjen e flakëve. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekti teknik ndërkohë që dëmet materiale janë të konsiderueshme.

fier diegie makine

Sondazh

Poll