Aktualitet

Aksidentoi për vdekje një person në 2014, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan

Mësohët se arrestimi i tij ka ardhur pasi ishte i shpallur në kërkim kombëtar. I arrestuari ishte i dënuar më 2 vjet dhe 6 muaj burg pasi në 1014 kishte aksindetuar për vdekje një këmbësor.

23 Prill 2024, 10:23 Nga N.F
Aksidentoi për vdekje një person në 2014, arrestohet
Foto ilustruese

ELBASAN-Një 65-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotmë në Elbasan. Mësohët se arrestimi i tij ka ardhur pasi ishte i shpallur në kërkim kombëtar. I arrestuari ishte i dënuar më 2 vjet dhe 6 muaj burg pasi në 1014 kishte aksindetuar për vdekje një këmbësor.

Më tej në njoftimin e policisë thuhet se aksidenti i 2014 ishte regjistruar në aksin rrugor "Bilisht-Korçë", kamioni që drejtonte i arrestuari u përplasur me një automjet tip "Opel". Nga kjo përplasje humbi jetën një këmbësor.

Njoftimi i plotë:

Elbasan/ Vijon megaoperacioni "Sundimi i ligjit" për kapjen e shtetasve në kërkim. Shërbimet e Policisë Rrugore, krahas angazhimit për sigurinë rrugore, kanë mundësuar, falë bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Elbasan, ndalimin e shtetasit K. E., 65 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Korçës, me vendimin e datës 12.01.2015 e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen.

Më datë 18.03.2014, në aksin rrugor "Bilisht-Korçë", kamioni që drejtonte ky shtetas, është përplasur me një automjet tip "Opel", me drejtues shtetasin K. T.. Nga përplasja, humbi jetën këmbësori, shtetasi E. B.. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e DVP Korçë.

elbasan aksident arrestim denim me burg

Sondazh

Poll