Aktualitet

FOTO/ Baba i një vajze të vogël, zbardhet identiteti i kamionistit shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali (DETAJE)

Përplasja ka ndodhur mes dy kamionëve që po udhëtonin të dyja në drejtim të Modenës. Për shkak të shiut Shala nuk ka vërejtur mjetet e ndalura në kolonë dhe ka goditur makinën e fundit të rreshtit. Pas përplasjes së fuqishme, shoferi shqiptar vdiq brenda kamionit, e cila u palos nga përplasja.

23 Prill 2024, 10:51 Nga N.F
FOTO/ Baba i një vajze të vogël, zbardhet identiteti i
25-vjeçari shqiptar

ITALI-Një aksident tragjik të regjistruar paraditen e djeshme në Itali ku humbi jetën 25-vjeçari shqiptar, Haris Shala. Viktima mësohet se ishte kamionist dhe baba i një vajze shumë të vogël, me banim në Pisa. Mediat italiane raportojnë se familja Shala nuk kishin kaluar as një mijë ditë para se të binte një zi e re pasi Haris në tetor të vitit 2021 kishte humbur po në aksident rrugor, kushëririn e tij, Besmirin.

Aksidenti ndodhi ditën e djeshme rreth orës 10:15 në autostradën A22 Brennero në karrexhatën jugore në shtrirjen midis Nogarole Rocca (në provincën e Veronës) dhe kabinës së pagesës Mantua Nord. Autostrada ishte mbyllur më herët që nga ora 06:20 deri në orën 08:22 për të lëvizur një rimorkio që ishte përmbysur në rrugë. Më pas autostrada u rihap në një korsi për të lejuar që të lirohej sadopak trafiku, përpara një mbylljeje pasuese në orën 09:40 të mëngjesit, e nevojshme për të hequr rimorkio. Pak minuta më vonë ka ndodhur dhe aksidenti i dytë, edhe më tragjik, ku ka humbur jetën 25-vjeçari shqiptar.

Përplasja ka ndodhur mes dy kamionëve që po udhëtonin të dyja në drejtim të Modenës. Për shkak të shiut Shala nuk ka vërejtur mjetet e ndalura në kolonë dhe ka goditur makinën e fundit të rreshtit. Pas përplasjes së fuqishme, shoferi shqiptar vdiq brenda kamionit, e cila u palos nga përplasja.

Zjarrfikësit, të cilët mbërritën nga Verona me dy automjete, duke përfshirë vinçin dhe shtatë operatorë, përdorën shpërndarës dhe gërshërë hidraulike për të nxjerrë trupin e Harisit nga kabina e kamionit. Megjithatë, për fat të keq, pavarësisht ndihmës, nuk mund të bëhej asgjë. Aksidenti shkaktoi të paktën 8 kilometra bllokim trafiku nga hyrja në A4.

Haris Shala ishte i njohur në qytet. Prej disa kohësh ai punonte si shofer kamioni, madje kalonte disa ditë jashtë qytetit. Kishte ndjekur “Pacinotti” dhe i pëlqente të luante futboll.

“Ai ishte një djalë i mirë, por edhe shumë i përgjegjshëm – e kujton Marco, një shok shkolle -. Një person i integruar dhe i pëlqyer. Na vjen vërtet shumë keq. Ky lajm na ka tronditur”.

Herta, kushërira e Harisit, është e dëshpëruar: “Nuk ka fjalë – thotë ajo e pushtuar nga lotët – dhimbja në këtë moment është vërtet shumë e madhe”.

aksident itali haris shala shqiptar

Sondazh

Poll