Aktualitet

FOTO/ Reshjet e shiut përmbytin Rrugën e Arbrit në Gjoricë, probleme në qarkullimin e mjeteve

Sipas raportimeve përshkak të vërshimeve të ujit është përmbytur ura e Gjoricës në afërsi të urës së Çerenecit. Në by-pasin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve, por që nuk janë bërë shkak për bllokimin total të qarkullimit të automjeteve.

23 Prill 2024, 11:10 Nga N.F
FOTO/ Reshjet e shiut përmbytin Rrugën e Arbrit në Gjoricë,
Rruga e Arbrit

BULQIZË- Reshjet e shiut dhe moti i keq kanë "pushtuar" vendin tonë ndërsa janë regjistruar edhe problemet e para. Mësohet se në orët e para të ditës së sotme janë krijuar probleme në lëvizjen e mjeteve në Rrugën e Arbrit pasi për shkak të vërshimit të ujit.

Sipas raportimeve përshkak të vërshimeve të ujit është përmbytur ura e Gjoricës në afërsi të urës së Çerenecit. Në by-pasin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve, por që nuk janë bërë shkak për bllokimin total të qarkullimit të automjeteve.

Nga ana tjetër strukturat e mbrojtjes civile në Qarkun Dibër ju bëjnë apel banorëve që të njoftojnë për çdo problematikë që mund të shfaqet gjatë orëve në vijim teksa pritet rritja e intensitetit të reshjeve të shiut.

 

reshjet e shiut ura e gjoricës

Sondazh

Poll