Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge/ Vihet në pranga 39-vjeçarja në Dibër, pritet ekstradimi

Arrestimi i 39-vjeçares erdhi në kuadër të operacionit policor "Sundimi i Ligjit".

23 Prill 2024, 11:18 Nga r.ll
Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge/
foto ilustruese

DIBËR- Një 39-vjeçare është arrestuar në Dibër, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge. Autoritetet vijojnë procedurat për ekstradimin e saj në Itali.

Arrestimi i 39-vjeçares erdhi në kuadër të operacionit policor "Sundimi i Ligjit".

NJOFTIMI I POLICISË:

Dibër

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

DVP Dibër, në kuadër të megaoperacionit "Sundimi i Ligjit" dhe shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, lokalizuan dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen A. Gj, 39 vjeçe.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje në Itali.

policia ne diber gjykata e romes itali

Sondazh

Poll