Politike

Pas konventës, Meta vizitë te "Ruga e Shpresës" me këngën "Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha!"

Njoftimi u bë vetë nga Meta, i cili pritet t’i bashkohet mbështetësve të Berishës në përfundim të Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë, që do të zhvillohet ditën e shtunë. 

22 Prill 2024, 14:27 Nga r.ll
Pas konventës, Meta vizitë te "Ruga e Shpresës" me
sali berisha, ilir meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar vizitë tek “Rruga e Shpresës” ditën e shtunë në mbrëmje.

Njoftimi u bë vetë nga Meta, i cili pritet t’i bashkohet mbështetësve të Berishës në përfundim të Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë, që do të zhvillohet ditën e shtunë. 

“Në 27 Prill, ora 10:00, e hapim Konventën Kombëtare në Pallatin e Kongreseve me këngën "Për ty Atdhe" me djalin e Mentor Xhemalit dhe e mbyllim në mbrëmje tek "Rruga e Shpresës" me këngën "Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha"!”, njofton Meta në Facebook teksa flet për përgatitjet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë.

ilir meta sali berisha konventa kombetare e pl

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2024, 10:03 r.ll

Ish-deputeti Ralf Gjoni paraqitet në SPAK

foto ilustruese TIRANË- Ish-deputeti dhe ish-këshilltari i kreut të PL-së, Ralf Gjoni është paraqitur ditën e sotme rret...