Sport

Shkaku!... Anulohet gjysmëfinalja e Kupës së Konfederatës Afrikane, në mes konflikti diplomatik midis Algjerisë dhe Marokut…

Pas konfiskimit të fanelave të saj, që tregonin një hartë të Marokut duke përfshirë Saharën Perëndimore nga autoritetet algjeriane, RS Berkane vendosi të mos luajë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Konfederatës Afrikane kundër USM Alger. CAF njoftoi se çështja do të "sillet para autoriteteve kompetente".

22 Prill 2024, 15:28 Nga DOSJA

Shkaku!... Anulohet gjysmëfinalja e Kupës së Konfederatës

ALGJERI - Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Konfederatës Afrikane (CAF) midis USM Alger dhe RS Berkane nuk u zhvillua të dielën. Arsyeja? Një mosmarrëveshje në lidhje me fanelën që skuadra marokene donte të vishte.

Në këtë fanelë u shfaq harta e Marokut, duke përfshirë Saharanë Perëndimore, një territor i kontrolluar 80% nga Maroku dhe i pretenduar nga separatistët sahravi të Frontit Polisario, të mbështetur nga Algjeria, e cila ka ndërprerë marrëdhëniet e saj diplomatike me fqinjin e saj maroken për shkak të kësaj çështjeje.

Të premten, me mbërritjen e tyre në aeroportin e Algjerit, lojtarët e Berkane u bllokuan për orë të tëra nga autoritetet algjeriane dhe iu konfiskuan fanelat nga dogana. Kërkuar nga Federata Algjeriane e Futbollit, CAF më pas autorizoi RS Berkane të luante me fanelën e saj të zakonshme. Por, klubi maroken refuzoi ta luante ndeshjen me një fanelë tjetër.

“Nuk do të ketë debat për këtë temë. Nuk do të luhet asnjë ndeshje pa fanela me hartën e plotë të Mbretërisë së Marokut”,- deklaroi presidenti i RS Berkane, Hakim Benabdellah, për zyrtarët e CAF, cituar nga media marokene Hespress.

Nga ana e tij, presidenti i Federatës Algjeriane, Wafi Sadi, bëri të ditur se kishte ndërmend ta çonte çështjen në gjykatën ndërkombëtare sportive. “Pozicioni ynë është i qartë: ne nuk do të tërhiqemi dhe jemi gati për çdo gjë”,- shtoi lideri algjerian.

Cilat janë pasojat në nivel sportiv? CAF pohoi të dielën se ndeshja përfundimisht nuk do të zhvillohej dhe se çështja do të "sillej para autoriteteve kompetente".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll