Bota

Stoltenberg: Nuk planifikojmë të dërgojmë trupa të NATO-s në Ukrainë, mbeshtetja jonë, investim në siguri

Stoltenberg tha se duhet të bëjmë dallimin midis njerëzve me uniformë që mund të jenë të pranishëm ose janë të pranishëm dhe pranisë luftarake dhe pranisë së forcave luftarake.

22 Prill 2024, 09:50 Nga M.B
Stoltenberg: Nuk planifikojmë të dërgojmë trupa të
Jens Stoltenberg

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se aleanca nuk ka në plan të dërgojë njësi luftarake në Ukrainë, megjithëse disa nga aleatët kanë këshilltarë ushtarakë atje. Stoltenberg tha se duhet të bëjmë dallimin midis njerëzve me uniformë që mund të jenë të pranishëm ose janë të pranishëm dhe pranisë luftarake dhe pranisë së forcave luftarake. Ai shtoi se ajo që bëjmë në Ukrainë është që t’i ndihmojmë ata të mbrojnë veten.

“Nuk ka plane për ndonjë prani luftarake të NATO-s në Ukrainë, por sigurisht disa aleatë të NATO-s kanë burra dhe gra me uniformë në ambasadat e tyre që japin këshilla. Unë mendoj se ne duhet të bëjmë dallimin midis njerëzve me uniformë që mund të jenë të pranishëm ose janë të pranishëm dhe pranisë luftarake dhe pranisë së forcave luftarake. Dhe ne nuk kemi plane për praninë e këtij lloji.

Ajo që bëjmë në Ukrainë është që t’i ndihmojmë ata të mbrojnë veten. Mbështetja e NATO-s nuk është bamirësi, është një investim në sigurinë tonë. Ndihma ushtarake e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për Ukrainën është vonuar shumë, por vonesat kanë pasur pasojat e tyre”, tha Stoltenberg në një intervistë për MSNBC.

 

nato

Sondazh

Poll