Bota

Kremlini dënon miratimin e ndihmave amerikane për Ukrainën

Pas debatit të gjatë e të ashpër brenda Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, me gjasë drejt Ukrainës do të rrrjedhin shpejt miliarda të tjera ndihmash ushtarake. Perëndimi reagoi i lehtësuar pas miratimit të ndihmave amerikane për Ukrainën.

22 Prill 2024, 09:27 Nga N.F

 

Kremlini dënon miratimin e ndihmave amerikane për Ukrainën
Foto ilustruese

 

UKRAINË- Me shumë gjasa së shpejti drejt Ukrainës do të rrjedhin ndihma të tjera amerikane. Në një kohë që perëndimi është i lehtësuar, Kremlini reagoi i nervozuar. Pas debatit të gjatë e të ashpër brenda Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, me gjasë drejt Ukrainës do të rrrjedhin shpejt miliarda të tjera ndihmash ushtarake. Perëndimi reagoi i lehtësuar pas miratimit të ndihmave amerikane për Ukrainën.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz e përshëndeti vendimin dhe shpreson për një vendim të shpejtë të senatit amerikan. "Ky është një mesazh i mirë që Dhoma e Përfaqësuesve tani ka marrë vendimin për mbështetjen e mëtejshme financiare të Ukrainës me armë." Së bashku me mbështetjen europiane ky është një "mesazh shumë i qartë për Vladimir Putin", tha Scholz në Hanover të dielën (21.04.)

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përshëndeti vendimin në SHBA. "Ukraina i përdor armët që venë në dispozicion aleatët për të shkatërruar kapacitetet ruse", shkroi ai në X. "Kjo na bën ne të gjithëve më të sigurtë, në Europë dhe në Amerikën e Veriut."

Rusia dënon miratimin në SHBA

Rusia e dënoi miratimin në Dhomën e Përfaqësuesve. "Vendimi për të miratuar ndihmat Ukrainën ishte i pritshëm dhe i parashikuar", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov për agjencinë ruse, Tass. "Ato do t'i bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe më tej të pasura dhe do të shkatërrojnë më shumë Ukrainën, e do të çojnë tek më shumë ukrainas të vdekur."

Në të njëjtën kohë, Peskov paralajmëroi edhe njëherë SHBA të heqë dorë nga konfiskimi i pasurisë ruse. SHBA do të përgjigjen për këtë, nëse kjo do të bëhet vërtet. Rusia, sipas interesave të veta, do të japë një përgjigje për këtë, u shpreh më tej zëdhënësi i Kremlinit. Detajet e vendimit duhen analizuar. Me miratimin e ndihmave për Ukrainën, Dhoma e Përfaqësuesve të shtunën votoi edhe për konfiskimin e vlerave të pasurive të ngrira ruse për të financuar rindërtimin në masë të madhe të Ukrainës.

Pas muajsh bllokade nga republikanët, të shtunën (20.04.) u miratua një projektligj që parashikon 61 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën. Miratimi i Senatit nuk është dhënë ende, por konsiderohet i sigurtë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski shkroi në platformën X "Faleminderi Amerikë". Kemi shansin "stabilizojmë situatën dhe të marrim iniciativën", shkroi Zelenski dhe kërkoi që të mos ketë vonesa mes miratimit dhe dërgimit konkretisht të ndihmave.

Marrë nga DW

kremlini lufta ukraine-rusi ndihma ekonomike

Sondazh

Poll