Sport

Edy Reja do të bëhet trajneri më i vjetër që drejton një ekip në Serinë A, ja cilën skuadër pritet të marrë!

Marrëveshja me Udinese-n raportohet se është vetëm një hap larg. Qëllimi kryesor është që Reja të shpëtojë skuadrën e Udinese-s nga rrëzimi nga Serie A.

21 Prill 2024, 18:23 Nga DOSJA
Edy Reja do të bëhet trajneri më i vjetër që drejton

ITALI - Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se do të marrë drejtimin e skuadrës së Udinese-s deri në përfundim të këtij sezoni. Mediat italiane bëjnë me dije se klubi i Serie A do të shkarkojë trajnerin Cioffi për shkak të rezultateve të dobëta të javëve të fundit, duke u renditur momentalisht në vend të 17-të me 28 pikë ose thënë ndryshe pranë zonës së rrezikut.

Mes emrave që shihet si më favoritë për të marrë drejtimin e Udinese-s deri në përfundim të këtij sezoni është Edy Reja. Marrëveshja me Udinese-n raportohet se është vetëm një hap larg. Qëllimi kryesor është që Reja të shpëtojë skuadrën e Udinese-s nga rrëzimi nga Serie A.

Ndërsa me shumë mundësi Reja mund ta nisë punën në krye të Udinese-s më ndeshjen kundër Roma-s, që është për t’u përfunduar, pasi u ndërpre të dielën e kaluar për shkak të një problem që shfaqi Ndicka.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll