Sport

Suedezi Duplantis i jashtëzakonshëm - kërcen 6.24 metra në Kinë dhe thyen rekordin botëror në kërcim me shkop - Video

Rekordi i mëparshëm ishte 6.23 m dhe u përmirësua përsëri nga suedez, i cili ka thyer rekordin botëror 8 herë që nga viti 2020.

21 Prill 2024, 16:00 Nga DOSJA

Suedezi Duplantis i jashtëzakonshëm - kërcen 6.24 metra në

KINE - 24-vjeçari suedez theu rekordin botëror të kërcimit me shkop për herë të 8-të që nga viti 2020, pasi kaloi 6.24 metra në Diamond League, të zhvilluara në Xiamen të Kinës. 

Medalisti i artë olimpik i kompeticionit “theu” rekordin e tij botëror që ishte 6.23 metra dhe këtë e kishte bërë në SHBA, më 17 shtator 2023. 

Ai e nisi garën në kërcimin me shkop nga 5.62 m, të cilën e kaloi. Ai bëri të njëjtën gjë në 5.82 m dhe 6.00 m për të ngritur stekën në lartësinë 6.24 m dhe e kaloi atë, duke thyer rekordin botëror! 

“Ishte hera e parë që kam garuar në Kinë dhe jam i lumtur që kam arritur diçka të veçantë”,- tha Duplantis pas suksesit të tij të ri. 

Rekordi i tij i parë botëror ishte 6.17 m dhe ai e arriti në shkurt 2020 në Poloni! Tani ai vë si synim lartësinë 6.30 m!

Kujtojmë se personi i parë që ka kaluar 6 metra ishte Sergey Bubka në vitin 1985 në Paris. Ukrainasi kishte thyer rekordin botëror në kërcimin me shkop 35 herë në gara të hapura (17) dhe të mbyllur (18)!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll