Sport

Bernardo Silva: “Shumë i lumtur pas një jave shumë frustruese për të gjithë ne”...

Ndërkombëtari portugez ishte i kënaqur me kualifikimin e Man.City në finalen e FA Cup, pasi u eliminua nga Champions League.

21 Prill 2024, 15:30 Nga DOSJA

Bernardo Silva: “Shumë i lumtur pas një jave shumë

ANGLI - Pak minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Bernardo Silva shënoi golin vendimtar në triumfin e Manchester Cityt ndaj Chelseat, në ‘Wembley’, në gjysmëfinale të FA Cup , i cili e kualifikoi për në finalen e kompeticionit.

Pas penalltisë së humbur ndaj Real Madridit dhe një deti kritikash, ishte portugez ai që shënoi golin që i çon kampionët e Cityt në një tjetër ndeshje vendimtare.

Pas fishkëllimës së fundit, portugez ishte mjaft i kënaqur me golin, paraqitjen dhe mbi të gjitha rezultatin, që u nevojitej të gjithë bashkëlojtarëve të tij pas eliminimit të ashpër nga Champions League me penallti, kundër Real Madridit, në çerekfinale.

“Jam shumë i lumtur pas një jave frustruese për të gjithë ne dhe për mua personalisht. Gjëja pozitive është se në Manchester City luan çdo tre ditë. Çdo tre ditë ju keni mundësinë t'i rregulloni gjërat dhe tani ne kemi mundësinë të fitojmë një tjetër trofe. Gjatë viteve e kemi bërë këtë shumë herë dhe sot skuadra ka treguar shumë karakter.”

Mesfushori sulmues tregon gjithashtu se si u shfaq në vendin e duhur për të shënuar golin, duke thënë se kishte pak fat: “Është lëvizja e zakonshme e Kevin de Bruyne. Ju përpiqeni të vendosni numra në zonë për të rritur shanset për të shënuar. Unë isha me fat që topi erdhi atje.”

Ndërkombëtari portugez shënoi atë që mund të ishte goli i fitores, gjashtë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt. Finalja e FA Cup do të zhvillohet më 25 maj dhe mbetet për t'u parë se kush do të jetë kundërshtari i skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola: “Do të jetë e komplikuar. Mes Coventry dhe Manchester United do të jetë një lojë e shkëlqyer dhe ne mezi presim finalen”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll