Sport

Peshëngrtija shqiptare ka një të ardhme, “Kamza 2021” kampion e të rinjve!

Një punë e shpërblyer kjo nga trajnerët, i mbështetur dhe krijuar nga doktori, Dashamir Çajka prej kaq vitesh, thjesht për një pasion personal, por me ambicjet e një ditë si kjo që shumë shpejtë ky sport të vazhdojë me suksese.

21 Prill 2024, 18:05 Nga DOSJA

Peshëngrtija shqiptare ka një të ardhme, “Kamza 2021”

DURRES - Në qytetin e Durrësit u zhvillua kampionati kombëtar i të rinjve në sportin e peshëngritjes, ku janë arritur rezultate shumë të mira. Vërtetë që në këtë Olimpiadë të Parisit, ky sport nuk mundi të kualifikojë asnjërin nga sportistët më të mirë të dy dekadave të fundit dhe më të mirët e historisë së sportit të peshëngritjes, si Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, por pas tyre duket se do të ketë një brez të vazhdueshëm suksesi.

Kështu për moshat U15 skuadra më e mirë doli ajo e 'Kamzës 2021', duke marrë rezultate të shkëlqyera me Bojken Çelën, i renditur në vendin e parë me rezultatert 37 kg në shkëputje dhe 47 kg në shtytje, Elson Cela 47 kg në shkëputje dhe 60 kg në shtytje vendi i dytë, Ramadan Kurti 37 kg në shkëputje dhe 47 kg në shtytje, Fabi Celami 70 kg në shkëputje dhe 85 kg në shtytje, Dealdo Doda 45 kg në shkeputje dhe 60 kg në shtytje.

Peshëngrtija shqiptare ka një të ardhme, “Kamza 2021”

Ndërkohë Bruno Çela ngriti 30 kg në shkëputje dhe 40 kg në shtytje, Brando Kolaj 37 kg në shkëputje dhe 40 kg në shtytje dhe Mariel Prenga 35 kg në shkeputje dhe 46 kg shtytje.

Peshëngrtija shqiptare ka një të ardhme, “Kamza 2021”

Një punë e shpërblyer kjo nga trajnerët e klubit "Kamza 2021”, i mbështetur dhe krijuar nga doktori, Dashamir Çajka prej kaq vitesh, thjesht për një pasion personal, por me ambicjet e një dite si kjo që shumë shpejtë ky sport të vazhdojë të ketë suksese dhe emra që do të pasojnë suksesin e atyre që sot janë në fund të karrierës së tyre, po që kanë dhënë kaq shumë për Shqipërinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll