Sport

“Lojtarët si Rafael Leão kanë gjithmonë diçka më shumë për të provuar”

Legjenda Roberto Baggio komenton sezonin e sulmuesit portugez dhe e mbrojti atë nga kritikët

21 Prill 2024, 14:30 Nga DOSJA

“Lojtarët si Rafael Leão kanë gjithmonë

ITALI - Në një intervistë për ‘Foglio Sportivo’, legjenda Roberto Baggio ka folur shkurtimisht edhe për Rafael Leão, i cili është kritikuar shumë në Itali për paraqitjet e tij të paqëndrueshme te Milani, krahasuar me dy vitet e mëparshme.

Ish-futbollisti italian shprehet se e di mirë se çfarë po kalon portugez, duke shpjeguar se gjithmonë kërkohet diçka më shumë nga lojtarët e klasit botëror: “Lojtarët e mëdhenj marrin gjithmonë kritika, janë ata nga të cilët gjithmonë prisni më të mirën.

Ndarja e opinionit publik është fati i kampionëve. Lojtarët si Rafael Leão kanë gjithmonë diçka më shumë për të provuar, unë e di këtë.”

Kuqezinjtë u eliminuan nga Roma nga çerekfinalja e Europa League, të enjten e kaluar dhe rivali i tyre i madh, Inter, mund të garantojë titullin e Serisë A në derbin e kësaj të hëne, nëse fiton. Kjo do të nënkuptonte një sezon pa titull për ‘kuqezinjtë’, kampionë në 2021/22.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll