Sport

Luís Enrique godet tryezën: "Qentë lehin dhe karvani ecën përpara"…

Trajneri i PSG-së reagon ndaj kritikëve

21 Prill 2024, 13:30 Nga DOSJA

Luís Enrique godet tryezën: "Qentë lehin dhe karvani

FRANCE - Disa ditë pas kualifikimit për në gjysmëfinale të Champions League, PSG-ja rikthehet sot në Ligue 1 me pritjen ndaj një Lyon në rritje. Me një epërsi prej 10 pikësh në krye, parizienët kanë në objektiv titullin francez dhe janë ende në finalen e Kupës së Francës.

Arsye më se të mjaftueshme që Luis Enrique të jetë i kënaqur me sezonin e skuadrës, pavarësisht kritikave të shumta që ka marrë. "Kam 10 apo 12 vjet trajner dhe vazhdoj të më sulmojnë, të më shajnë, të më shpërfillin... Më pëlqen. Le të vazhdojnë, s'ka problem. Qentë lehin dhe karvani ecën përpara",- tha trajneri.

Pa u nxituar për të qenë kampion? “Të fitosh ligën para ose pas nuk ka rëndësi. E rëndësishme është të jemi konkurrues në çdo ndeshje dhe në çdo gjë që bëjmë”,- kujton ai, pa e fshehur ambicien e Luis Enrique që të fitojë të gjithë trofetë. “Në fund të sezonit edhe një muaj e gjysmë po luftojmë për gjithçka. Ky ishte objektivi dhe kemi shansin të fitojmë gjithçka”,- theksoi trajneri 53-vjeçar. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll