Sport

Ish-sulmuesi Reds, McManaman paralajmëron Amorim: “Do të jetë e vështirë të zëvendësohet karizma e Klopp te Liverpool”...

Ish-lojtari i ‘Reds’ shprehet megjithatë se trajneri i Sporting "ka një reputacion shumë të mirë në Portugali".

21 Prill 2024, 12:00 Nga DOSJA

Ish-sulmuesi Reds, McManaman paralajmëron Amorim: “Do të

ANGLI - Steve McManaman, ish-lojtar i Liverpool, u shpreh në një event në Angli se nuk do të jetë e lehtë për Rúben Amorim të zëvendësojë një figurë aq karizmatike sa Jürgen Klopp në dhomën e zhveshjes së ‘Reds’.

Trajneri gjerman tashmë ka njoftuar largimin e tij nga klubi në fund të sezonit dhe trajneri i Sportingut është identifikuar si kandidati kryesor për të marrë vendin e tij në ‘Anfield’.

"Ai ka një reputacion shumë të mirë në Portugali. Ai fitoi një titull me Sportingun dhe ata po luftojnë për të fituar një tjetër këtë vit. Sporting është një klub i madh, por Liverpooli është në një nivel tjetër",- tha ish-mesfushori 52-vjeçar, i cili u stërvit te ‘Reds’ dhe veshi fanelën e Liverpool për 9 sezone, përpara se të transferohej te Real Madrid në vitin 1999.

“Ne të gjithë e dimë se do të jetë një detyrë e vështirë për këdo që të vijë, por ekspertët e të dhënave dhe statistikat po bëjnë të tyren. Liverpool po ecën mirë, me përjashtim të Trent (Alexander-Arnold) dhe Virgil (van Dijk), pjesa e vështirë nuk do të jetë skuadra.

Të zëvendësosh karizmën e Jurgenit, sensin e tij të humorit, mënyrën se si ai fitoi njerëzit e Liverpool-it... do të jetë një punë e komplikuar”,- shtoi ish-ndërkombëtari anglez, i cili e përfundoi karrierën e tij te Manchester City në vitin 2005

”Di që Rúben flet shumë mirë anglisht dhe kjo është e shkëlqyeshme menjëherë. Por çdo gjë tjetër, duke zëvendësuar Jürgen, do të jetë shumë e vështirë për këdo”,- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll