Politike

U procedua penalisht pas protestës, reagon Blushi: Policia më ndaloi me dhunë të hyja në bashkinë e Tiranës

 Bashkë me të është proceduar penalisht edhe deputeti i opozitës, Flamur Noka. 

20 Prill 2024, 12:44 Nga r.ll
U procedua penalisht pas protestës, reagon Blushi: Policia më ndaloi
pamje nga protesta

TIRANË- Këshilltari i PL-së në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi, ka reaguar pasi u procedua penalisht pas pjesmarrjes në protestën e zhvilluar dje para bashkisë. 

Blushi shkruan në Facebook se është penguar të ushtrojë detyrën e këshilltarit dhe se është ndaluar me dhunë nga policia të futet në bashkinë e Tiranës. Bashkë me të është proceduar penalisht edhe deputeti i opozitës, Flamur Noka. 

POSTIMI: 

Policia e Partisë më paska proceduar politikisht pse u pengova prej saj të ushtroj detyrën e Këshilltarit të Bashkisë së Tiranës duke më ndaluar me dhunë të hyj në Bashkinë e Tiranës për të kërkuar informacion lidhur me dhjetëra kërkesat e opozitës drejtuar këtij institucioni të shndërruar në modelin më keq të korrupsionit dhe inkriminimit.

Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe kryetari i organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj, ministri i Bandave, Taulant Balla, përfshi shefin e tyre, Edi Rama ta harrojnë se do të më ndalin të mbroj interesin qytetar me të tilla kërcënime ordinere që nuk trembin askënd.

Me çdo çmim dhe sakrificë do të jem gjithmonë në ballë të protestave qytetare, në mbrojtje të interesit publik, në krye të çdo aksioni politik për shkuljen nga rrënjët të Regjimit të kalbur të "Rilindjes"!
Më keni Ballë për Ballë!

tedi blushi protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll