Politike

Partia e Lirisë zhvillon tryezë për "Fuqizimin e grave", Meta: Gratë në PL do shpërthejnë në konventën e 27 prillit

Ai tha se pa ndihmën e tyre nuk ndalohet dot shfarosja e Shqipërisë dhe zhbërja e identitetit tonë kombëtar.

20 Prill 2024, 11:41 Nga r.ll
Partia e Lirisë zhvillon tryezë për "Fuqizimin e
pamje nga tryeza

TIRANË- Partia e Lirisë po zhvillon ditën e sotme tryezën me temë “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave – garanci për një të ardhme më të mirë për vendin”. I pranishëm në takim ishte edhe kreu i Partisë Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se konventa e 27 prillit është shumë e rëndësishme, pasi shumica e të ftuarave dhe gjysma e pjesëmarrëseve do të jenë gra e vajza. Ai tha se pa ndihmën e tyre nuk ndalohet dot shfarosja e Shqipërisë dhe zhbërja e identitetit tonë kombëtar.

“I dua gratë që janë burra në karakter. Nuk ka më të rrezikshme se gratë që janë xheloze për gratë. Kisha disa gra që më thonin mos fol për Vasil Laçin dhe Vojo Kushin. Nuk flasim për këta ne sepse e kemi mendjen tek çantat dhe takat e larta, ndaj po na ikin të rinjtë. Vasil Laçi u bë hero sepse kishte një nënë heroinë. Po kush mbahen mend. Shqiptarët servila me lule? Në Konventën e 27 prillit, gratë në PL do shpërthejnë e do afrohen shumë të tjera”, tha ai.

ilir meta partia e lirise

Sondazh

Poll