Politike

"Vota vendos unë apo Monika", Meta: Nuk mund të ketë dy njerëz në një kryesi nga një familje

Sipas tij, do jetë vota që do të vendosë kush do të qëndrojë, ai apo bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

19 Prill 2024, 21:12 Nga r.ll
"Vota vendos unë apo Monika", Meta: Nuk mund të ketë dy
ilir meta

TIRANË- Kreu i PL-së, Ilir Meta tha i vendosur në mbledhjen e Komitetit Drejtues se në kryesinë e partisë nuk do të ketë dy njerëz nga e njëjta familje.

Sipas tij, do jetë vota që do të vendosë kush do të qëndrojë, ai apo bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

“Para statutit janë të barabartë të gjithë, edhe Ilir Meta. Nuk mund të ketë dy njerëz në një kryesi nga një familje. Kjo nuk do të thotë se u dashka të ikë Monika, mund të ikë Ilir Meta. Kjo zgjidhet me votim. Ky rast është edhe për raste të tjera që kemi në komitet drejtues”, tha kreu i PL.

ilir meta monika kryemadhi mbledhja e komitetit drejtues te pl

Sondazh

Poll