Politike

Konventa e PL, hapet gara për President dhe zv.President të partisë

Përmes një njoftimi zyrtar, pas mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar, bëhet e ditur çelja e garës dhe paraqitja e kandidaturave.

20 Prill 2024, 07:55 Nga r.ll
Konventa e PL, hapet gara për President dhe zv.President të
ilir meta

TIRANË- Më 27 prill, Partia e Lirisë do të mbajë konventën e saj , ku pritet të miratohet dokumenti i "5 prioriteteve|, statuti, por edhe struktura drejtuese, përfshi Presidentin dhe zv.Presidentin e kësaj partie.

Përmes një njoftimi zyrtar, pas mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar, bëhet e ditur çelja e garës dhe paraqitja e kandidaturave.

NJOFTIM

Të gjithë anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar, që dëshirojnë të paraqesin amendime apo shtesa në dokumentin e "5 prioriteteve" dhe në Draft-Statutin, t'i paraqesin ato me shkrim në adresën e email: [email protected] ose në adresën e email: info@partiaelirisë.al deri ditën e mërkurë, datë 24 prill 2024, ora 23:00.

Gjithashtu të gjithë anëtarët e KDK që dëshirojnë të kandidojnë në Konventën Kombëtare për postet e:

President i Partisë së Lirisë

ZëvendësPresident  i Partisë së Lirisë

janë të lutur të paraqesin me shkrim kërkesën e tyre dhe një CV pranë Departamentit të Organizimit në selinë e Partisë së Lirisë, deri ditën e mërkurë, datë 24 prill 2024, ora 23:00.

Ju faleminderit!

partia e lirise

Sondazh

Poll